Zabaleta: Ja çfarë na bën Guardiola

Sport March 30, 2017 - 16:30

Mënyra e punës së trajnerit Pep Guardiola nuk u pëlqen të gjithë futbollistëve të Manchester Cityt dhe këtë e ka treguar mbrojtësi Pablo Zabaleta, njofton zeri.info.

“Guardiola na detyron të shikojmë shumë video për çdo ditë dhe kjo për disa futbollistë është monotone. Kjo është mirë për lojtarët, flas për videot 20 ose 25 minuta, por jo ato nga një orë ose një e gjysmë”, ka thënë Zabaleta, i cili më pas ka shtuar: “Ai dëshiron që skuadra të përmirësohet vazhdimisht, insiston që futbollisti që është me top t’i ketë dy-tri opsione. Mënyra se si e përgatit ndeshjen është e shkëlqyeshme”./Zëri/