Kjo është e ardhmja e Carvajalit

Sport March 28, 2017 - 16:57

Dani Carvajal është bërë lojtar i rëndësishëm tek Real Madridi, raporton zeri.info.

Madje, gjiganti spanjoll po mendon ta shpërblejë mbrojtësin e djathtë për paraqitjet e tij bravuroze me kontratë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “AS”, e afërt me “Los Blancos”, sipas të së cilës përfaqësuesi spanjoll shumë shpejt mund ta vazhdojë kontratën me klubin nga “Santiago Bernabeu”.

Në fakt, kampioni evropian i ka nisur bisedimet me lojtarin për vazhdimin e kontratës aktuale, e cila skadon në qershor të vitit 2020.

25-vjeçari i ka dhuruar siguri trajnerit Zinedine Zidane më shumë se mbrojtësi brazilian, Danilo Luiz da Silva, prandaj e sheh atë si prioritet edhe për sezonin e ardhshëm.

Nuk është bërë e ditur se për sa vite do t’i vazhdohet kontrata Carvajalit, por dihet se e ardhmja e tij është në Madrid. /Zëri/