Stadiumi në flakë (VIDEO)

Sport March 28, 2017 - 15:50

Stadiumi Hongkou, shtëpia e klubit kinez Shanghai Shenhua, është përfshirë nga flaka, raporton zeri.info.

Fatmirësisht, zjarri është ndalur pa shkaktuar viktima.

Sipas mediave kineze, zjarri ka nisur të shfaqet rreth orës 08.15 të mëngjesit, me kohën lokale kineze, para se flaka ta përfshinte impiantin.

Spekulohet se zjarri është shkaktuar gjatë punimeve për zgjerimin e stadiumit.

Skuadra ku luan Carlos Tevez rrezikon të mos i luajë ndeshjet e ardhshme kampionale në këtë stadium.

I ndërtuar në vitin 1999, stadiumi Hongkou ka kapacitet prej 35 mijë spektatorësh. /Zëri/