‘I trembem huliganizmit të tifozerisë’

Sport March 27, 2017 - 23:09

Armand Duka e ka pranuar se ka frikë nga huliganizmi i tifozëve të Kombëtares, të cilët shprehen shenjat e para të pakënaqësisë në ndeshjen ndaj Italisë

Presidenti i federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka kërkuar ndihmën e të gjithëve që të ndalin huliganizimin e tifozëve, pasi ka frikë se përsëritën incidente si ndaj Italisë në Palermo.

Ai është mes 13 kandidatëve për 8 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Por sa e dëmton kandidaturën e tij për t’u bërë pjesë e qeverisë evropiane të futbollit ndodhia e Palermos, tregon ai në Top Story.

“Sigurisht që nuk është një promocion pozitiv kjo që ndodhi”, thotë ai.

Megjithatë, më shumë sesa dëmtimi i mundësive për të qenë në Komitetin e UEFA-s, Duka ka një tjetër shqetësim.

“Ajo që më shqetëson më shumë është se nëse fenomene të tilla do të trashen dhe të arrijmë deri tek ajo që ndodhi në Beograd. Kemi shumë vende në Evropën Lindore që tifozeritë degjenerojnë dhe përdoren edhe për qëllime të tjera, jo vetëm sportive”, tha ai.

Për të shmangur këtë ai bëri thirrje që të bëhen bashkë kundër dhunës si media, shoqëria ashtu edhe FSHF.