Lajm i madh për Kombëtaren shqiptare, ylli i Bosnjës mungon në stërvitje

Sport March 26, 2017 - 21:19

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic ka munguar në stërvitjen e parë të Bosnjë dhe Hercegovinës në stadiumin “Selman Stërmasi”

Përfaqësuesja e Bosnja-Hercegovinës ka mbërritur sot në Shqipëri.

Ajo zhvilloi seancën e parë stërvitore në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Trajneri Mehmed Bazdarevic kishte në dispozicion 19 lojtarë, teksa ra në sy mungesa e mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic.

Futbollisti i kampionëve të Italisë nuk do të jetë i gatshëm për Bosnjën në miqësoren e së martës ndaj kuqezinjve të De Biazit.

Stërvitja e sotme e Bosnjës ka qenë kryesisht me ushtrime shkrydhëse duke qenë se vetëm dje ata luajtën ndeshjen kualifikuese ndaj Gjibraltarit, të cilën e fituan me shifrat 5:0. /Express/