Warriors mposhtin Oklahoman

Sport March 21, 2017 - 12:06

Golden State më në fund ia doli. Në tentimin e 11-të, pas 5 fitoresh dhe 5 barazimesh, Warriors treguan se i janë adaptuar mungesës së Kevin Durant me një paraqitje të shkëlqyer në shtëpi të Thunder, të cilët i mposhtën me rezultat 111:95, duke e regjistruar fitoren e katërt radhazi dhe duke e “çimentuar” pozitën e parë në Konferencën Perëndimore.

Golden State fitoi falë Steph Curry (23) e Klay Thompson (34), që bashkërisht shënuan 57 pikë, shkruan zeri.info.

Ndërkohë, Bostoni ia doli ta sigurojë pozitën e dytë në Lindje pasi i mposhti Wizards. Hornets kaluan lehtë ndaj Hawks. Ndërkohë, vazhdon spektakli i James Harden.

“Barba” ka realizuar 39 pikë dhe Nuggets përfunduan me këtë rast në “tapetë”. Fitore të rëndësishme për Pacers e Clippers, ndërsa mirë kaluan edhe Magic ndaj Sixers.

Rezultatet: Oklahoma City – Golden State 95-111, Boston – Washington 110-102, Charlotte – Atlanta 105-90, Houston – Denver 125-124, Indiana – Utah 107-100, LA Clippers – New York 114-105, Orlando – Phildelphia 112-109. /Zëri/