Sport

Kosovë – Islandë, drejtohet nga gjyqtari i Ligës së Kampionëve (FOTO)

Kosovë – Islandë, drejtohet nga gjyqtari i Ligës së Kampionëve (FOTO)
20 mars 2017 • 19 : 12 foto • zëri.info

Dueli i së premtes ndërmjet Kosovës dhe Islandës që zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër do të drejtohet nga gjyqtarët portugez.

Kryesor do të jetë Artur Dias me asistentët Rui Tavares e Paulo Soares, kurse i katërti është Joao Pinheiro.

Dias gjykon ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Ligës së Evropës.

Sfida luhet nga ora 20:45.

Kosova ka publikuar listën sot, ndërsa Islanda para disa ditësh.

Djelmoshat e Albert Bunjakut do ta kërkojnë fitoren e parë në grup pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

 

Image

© zëri.info