Dy futbollistë shqiptarë, në ekipin e javës në Zvicër

Sport February 27, 2017 - 14:47

Armando Sadiku dhe Taulant Xhaka ishin protagonistë në futbollin zviceran fundjavën që shkoi, shkruan zeri.info.

Prandaj, futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë përfunduar në formacionin më të mirë të javës së 22-të të Superligës Zvicerane, të cilin çdo javë e përpilon e përditshmja zvicerane, Blick.

Image

Sadiku shënoi gol për Luganon në fitoren minimale, 1:0 në shtëpi të St. Gallenit, kurse Xhaka shkëlqeu në fanellën e Baselit, në fitoren ndaj Luzernit. /Zëri/

Image