Usain Bolt 'tërbohet' për karnavale me fansat e tij (FOTO)

Sport February 27, 2017 - 13:51

Usain Bolt nuk është një rekordmen vetëm në pistat e atletikës por edhe në karnavalet e Trinidadit.

Kampioni olimpik është një nga ndjekësit më të rregullt të karnavaleve në vendin e karaibeve dhe nuk kishte arsye për mungesë edhe këtë vit.

Image

Ai zbriti me avionin e tij privat në ishull ku u stacionua për disa ditë dhe shijoi spektaklin në rrugët e Trinidadit duke u bërë një nga protagonistët e festës.

Image

I lyer me bojë ai marshoi në rrugët kryesore të qytetit Macqueripe, ndërsa nuk mungoi performanca e tij në një skenë muzikore dhe fotot e shumta me fansat e tij.

Image