Ronaldo: Ai që nuk jep, nuk merr (Video)

Sport December 08, 2016 - 22:39

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes, pasi akuzohet për evazion fiskal
Sipas mediave spanjolle, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dërguar të paktën 126 milionë funte në Ishujt e Virgjër Britanikë që nga viti 2009, për t’iu ikur taksave, shkruan Gazeta Express.

EIC ka konfirmuar për “El Mundo” që lojtari mbetet nën vëzhgim për një evazion të mundshëm fiskal, por ylli Portugez duket se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Cristiano a je i brengosur për lajmet? Shumë i brengosur”, thotë fillimisht duke buzëqeshur.

“Mendon se jam i brengosur? Ai që nuk jep, nuk merr”, shtoi më pas ai pas pyetjes të bërë nga gazetari i RTP në zonën miks pas barazimit 2:2 me Borussia Dortmund në “Santiago Bernabeu”.