Konfirmohet: Ukrainë-Kosovë do të zhvillohet në këtë shtet

Sport October 03, 2016 - 16:19

Ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës do të luhet në Poloni. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko, shkruan Zëri.

Ditë më parë spekulohej se ndeshja do të mund të luhet në Turqi, pasi polakët nuk e jepnin lejen për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në territorin e tyre, por gjithçka është konfirmuar nga Federata Ukrainase sot.

Pra, ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të Rusisë do të luhet më 9 tetor në qytetin Krakow të Polonisë. /Zëri/