Zyrtare: Polonia nuk e lejon ndeshjen Ukrainë - Kosovë në teritorin e saj

Sport September 30, 2016 - 23:16

Edhe zyrtarisht, Ukrainë – Kosovë nuk do të luhet në Poloni, ashtu siç ishte vendosur nga Federata e Futbollit e Ukrainës, pas marrjes së lejes nga FIFA.

Është Ministria e Mbrojtjes së Polonisë, që nuk ka lejuar të zhvillohet ndeshja në Krakovia, për shkaqe sigurie.
Njoftimin e ka marrë sot edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

“Po, edhe zyrtarisht jemi njoftuar sot që ndeshja nuk do të luhet në Poloni”, tha Vokrri për Gazetën Olle.

Sipas tij, ndeshja ka gjasa të mos luhet fare më 9 tetor.

“Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet, ose ku do të luhet, por ka gjasa të shtyhet ose të luhet në Turqi”, shtoi ai.

Ukraina më 6 tetor luan në Turqi me Kombëtaren turke, derisa ka gjasa të vendos për këtë vend.

Po ashtu, për Kosovën dhe tifozët e saj do të ishte një super lajm nëse takimi luhet në Turqi, shkaku i udhëtimit pa viza. /Olle