Roberto Carlos e monton shortin në Ligën e Kampionëve? (Video)

Sport August 25, 2016 - 22:58

Sot është hedhur në Monaco shorti për grupet e Ligës së Kampionëve.

Si edhe tjera herë, në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë video teksa dyshohet se shorti mund të jetë i manipuluar.

Roberto Carlos shihet se si gjatë tërheqjes së shortit merr një top në duar dhe më pas e rikthen atë në vazo, transmeton Telegrafi.

Se a është manipuluar sërish shorti i ligës prestigjioze evropiane për klube nuk dihet, por kujtojmë se ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, kohë më parë kishte  thënë se gjatë tërheqjes së shortit përdorën topa të nxehta për të manipuluar shortin.