Vesa Smolica eliminohet nga “Big Brother VIP Albania”

Vesa Smolica eliminohet nga “Big Brother VIP Albania”

Showbiz March 24, 2024 - 01:01

Rrugëtimi i këngëtares Vesa Smolica në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mbaroi sonte (e shtunë).

Vesa, e cila ishte në televotim së bashku me tre bashkëbanore të tjera, Ledjonën, Françeskën dhe Rozën, ka marrë numrin më të vogël të votave për të vazhduar lojën.

Këngëtarja lë shtëpinë duke i thënë lamtumirë ëndrrës për të fituar çmimin e madh.

Vesa Smolica, e njohur për zërin e saj të ëmbël dhe performancat e saj emocionuese, ka lënë një gjurmë të thellë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, duke qenë një figurë që u shqua për qetësi dhe maturi në përballje me sfidat dhe dinamikat e ndërlikuara të lojës. /telegrafi