Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje

Showbiz May 09, 2024 - 14:34

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi, raportohet se ka denoncuar për dhunë në familje bashkëshortin e saj, Patrik Nezirin.

Siç raporton Sinjali, këngëtarja ishte goditur disa herë në kokë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Image

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Përveç që denoncoi bashkëshortin e saj, këngëtarja denoncoi mbrëmë pas mesnate edhe vëllain e saj, Agron Selimin.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.