Moment historik! Këngëtarja shqiptare e para femër që kryeson listat muzikore në botë

Showbiz August 27, 2018 - 11:26
Lajmet e fundit nga showbizi

Ajo është një prej femrave më të ndjekura dhe më të komentuara në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila po na bën krenarë çdo ditë e më shumë.

Kësaj radhe Dua Lipa ka ndarë me fansat e saj në Instagram një sukses të madh të sajin, duke shënuar një moment historik.

Ajo është femra e parë që kryeson listat e kanalit “Spotify” me katër këngë. Dua ka arritur të dëgjohet 500 milion herë dhe kjo sigurisht që nuk është pak.

E emocionuar nga kjo arritje Dua Lipa e ka ndarë këtë sukses dhe me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët i falenderon që dëgjojnë këngët e saj.

“Faleminderit që i dëgjoni këngët e mia! Kjo është një çmenduri! Pas 12 ditësh kam diçka të re për ju”, shkruan Dua krahas  postimit të saj.