Dua Lipa publikon nesër albumin e tretë

Dua Lipa publikon nesër albumin e tretë

Showbiz May 02, 2024 - 11:02

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, nesër do ta publikojë albumin e ri “Radical Optimism”.

Albumi i ri i Lipës përbëhet nga 11 këngë, duke përfshirë dy këngët paraprake, “Houdini” dhe “Training Season”.

Këngëtarja ka treguar edhe për emrin që ka vendosur ta emërojë albumin e saj të tretë, shkruan Zeri.info.

“Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Optimizëm Radikal’. Është një koncept që më bëri jehonë dhe u bëra më kurioze pasi fillova të luaja me të dhe ta fusja në jetën time”, është shprehur Lipa duke folur për albumin e ri.

Gjatë realizimit të albumit të saj të parë, Lipa kishte shkruar se do të dëshironte të punonte me Kevin Parker të Tame Impala , tani në albumin e saj të tretë, kjo u bë realitet sepse ai u bë një bashkëpunëtor vendimtar në Optimizmin Radikal, shkruan Zeri.info.

“Ishte pothuajse sikur diçka thellë brenda vetes, instinktivisht, po më thoshte se ishte diçka e fituar”, thotë ajo.

"Me kalimin e kohës do të isha në gjendje të hyja dhe të punoja me një krijues, nga i cili u frymëzova aq shumë dhe të jem në një dhomë dhe të mësoj prej tij", tha Lipa. /Zëri