Gashi sonte lanson këngën e re me French Montanën

Showbiz August 21, 2018 - 16:31
Lexo detajet

Reperi i njohur ndërkombëtar i cili është pjesë e grupit të Jay Z, Gashi sonte do ta lansojë këngën më të re “Creep on me”, në bashkëpunim me reperin French Montana, shkruan “Zëri.info”.

Kjo këngë është paralajmëruar kohë më parë dhe padyshim pritet që do të jetë një hit nga dyshja.

LEXO EDHE: GASHI i lumtur në shtëpi, krenar që është shqiptar

Gashi ka paralajmëruar duet edhe me reperin kosovar, Ledri ku edhe xhirimet e videoklipit janë realizuar në Prishtinë, gjatë kohës kur Gashi ka perfomruar në festivalin “Sunny Hill Festival”, në Prishtinë.

Gashi ka lindur në Afrikë mirëpo ai prejardhjen e ka nga Kosova dhe kjo gjë e bën të krenohet edhe në botë. /ZËRI