GASHI i lumtur në shtëpi, krenar që është shqiptar

Showbiz August 12, 2018 - 17:23
Lexo detajet

Në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill Festival”, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë”, ka kënduar edhe këngëtari i njohur me prejardhje nga Kosova, GASHI, shkruan “Zëri.info”.

Ai performancën e tij e filloi me këngën “I`m coming home” dhe gjatë tërë performancës ai u shpreh se ndihet shumë i lumtur që për herë të parë performon në vendin e tij.

LEXO EDHE: Dua Lipa e ndez edhe natën e dytë të “Sunny Hill Festival”

“E kam emrin Gashi. Une jam lind në Afrikë, po zemrën e gjakun e kam prej Kosove. Babën prej Drenicës e kom nanen prej Mitrovicës. Prindërit e mi i kam ende gjallë. Unë e arrita këtë gjë”, ka thënë Gashi në një pjesë të koncertit e ku është shprehur në gjuhën shqipe.

Në këtë festival mund të themi se ka qenë po Gashi ai i cili më së shumti e ka ndezur atmosferën.

“Zëri.info”, ju sjell momente nga performanca e tij.  /ZËRI

Image

Image

Image

Image

Image