Dhëndri i Kosovës bie në dashuri me ushqimet tradicionale

Showbiz August 12, 2018 - 18:11
Ja çfarë thotë ai për këto ushqime

Isaac Carew, i cili është i njohur si i dashuri i këngëtares së njohur Dua Lipa, ditëve të fundit ka qëndruar së bashku me të në Kosovë për të parë nga afër performancën e të dashurës në “Sunny Hill Festival”, shkruan “Zëri.info”.

Përveç që është model ai është edhe kuzhinier mjaftë i njohur. Kjo ka bërë që ai të i provojë edhe ushqimet tradicionale kosovare. Në profilin e tij në “Instagram”, ai ka postuar disa nga këto ushqime ku ka shkruar “Më në fund disa ushqime tradicionale kosovare”.

LEXO EDHE: Dua Lipa e `kall` atmosferën me valle popullore e me flamur ‘Kuq e Zi’

Festivali “Sunny Hill Festival”, ka filluar të premten ku edhe ka përformuar këngëtarja, Dua Lipa dhe përfundon sonte me performancën e DJ-it më të njohur në botë Martin Garrix. Festivali po mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë. /ZËRI

Image

Image

Image