Dua Lipa e `kall` atmosferën me valle popullore e me flamur ‘Kuq e Zi’

Showbiz August 12, 2018 - 17:53
VIDEO

Festivali “Sunny Hill Festival” i cili ka filluar të premten dhe do të përfundoj sonte me performancën e DJ-it më të njohur në botë, Martin Garrix, është ngjarja më e përfolur aktualisht në vend, shkruan “Zëri.info”.

Në natën e parë të këtij festivali ka performuar edhe këngëtarja e njohur ndërkombëtare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

LEXO EDHE: Dua Lipa e ndez edhe natën e dytë të “Sunny Hill Festival”

Por kjo nuk i ka mjaftuar asaj pasi që edhe mbrëmë ajo vazhdimisht ishte në qendër të vëmendjes. Në një moment së bashku me këngëtarin tjetër të njohur me prejardhje nga Kosova, Gashi kanë vallëzuar me një këngë të Shyhrete Behlulit.

Dua në këtë moment ishte e mbështjell me flamurin “Kuq e zi” dhe padyshim që në këtë moment e gjithë vëmendja ishte tek ajo.

“Zëri.info”, ju sjell pamje nga ky moment. /ZËRI

 

SHQIPE ë

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on