Dua Lipa e ndez edhe natën e dytë të “Sunny Hill Festival”

Showbiz August 12, 2018 - 17:10
Fotografi të natës së dytë në "Sunny Hill Festival"

Këngëtarja e njohur kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa që disa ditë radhazi është duke qëndruar në Kosovë, ku edhe ka marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill Festival”, i cili ka filluar të premten me 10 gusht dhe mbaron sonte me performancën e DJ më të njohur në botë, Martin Garrix, shkruan “Zëri.info”.

Dua Lipa në natën e parë të këtij festivali ka pasur një performancë të zjarrë para publikut shqiptar. Por Dua nuk është ndalur me kaq. Ajo edhe mbrëmë në natën e dytë të festival ka qenë po e zjarrtë ku vazhdimisht ka qëndruar e mbështjellur me flamurin “Kuq e Zi”.

LEXO EDHE: Shpend Ahmeti publikon një fotografi të veçantë me Dua Lipën

Në një moment ajo së bashku me këngëtarin e njohur me prejardhje nga Kosova Gashi, kanë vallëzuar me një valle.

Dua vazhdimisht ka qëndruar në zonën VIP së bashku me familjen shoqërinë dhe të dashurin e saj e ku është argëtuar pa masë me performancat e artistëve.

“Zëri.info”, ju sjell fotografi nga ky moment. /ZËRI

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image