Kushërira e Ritës ka ditëlindjen, shikojeni se çfarë dhurate i bëri ajo (FOTO)

Showbiz May 24, 2018 - 10:43
Rita Ora shpeshherë ka treguar se e do shumë kushërirën e saj

Rita Ora çdo herë ka treguar se është shumë e afërt me njërën prej kushërirave të saj, madje ajo e do aq shumë, sa që shpeshherë e shpreh edhe dashurinë për të përmes rrjeteve sociale, shkruan “Zeri.info”.

Bëhet fjalë për vajzën e tezës së saj, Amantina Tolajn.

Ajo gjatë ditës së djeshme kishte ditëlindjen dhe vendosi që këtë ditëlindje ta festonte në Paris së bashku me Rita Orën dhe Elenën, përcjell “Zeri.info”.

Por, dhuratat që i kishte bërë Rita kushërirës së saj, janë ato që më së shumti kanë rënë në sy, pasi që vetë Rita në “Insastory”, ka publikuar pamje nga ditëlindja e Amantinës.

Ajo i ka dhuruar Amantinës një gjerdan prej ari, por surpriza dhe dhurata më e madhe që Rita ia bëri kushërirës së saj, ishte kur atë e thirri në skenë në momentin që po këndonte në Paris, përcjell “Zeri.info”.

Ajo e ftoi Amantinën në skenë dhe kërkoi nga adhuruesit e saj që së bashku t’ia këndonin këngën e ditëlindjes. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image