Momenti i sikletshëm kur fituesja e Eurovizionit rrëzohet nga shkallët
Showbiz
May 13, 2018 - 10:01
Mbrëmë është mbajtur finalja e festivalit të këngës evropiane "Eurovizion".
Fituese e këtij festivali doli përfaqësuesja e Izraelit, Netta Barazilaj, e cila kishte qenë favorite që në fillim të netëve gjysmë-finale, shkruan lajmi.net.
Ashtu siç është traditë, këngëtarja që merr çmimin e parë, performon edhe një herë pasi të merr çmimin.
Pasi kishte përfunduar këngën, Netta ishte nisur në prapaskenë dhe për një moment rrëshqet e rrëzohet nga shkallët, por fatmirësisht çdo gjë kaloi ma lëndime.
Kujtojmë që në “Eurovizion” këtë vit ishin pjesëmarrës tre shqiptarë, Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shqipërinë dhe zuri vendin e 11-të, Eleni Foureira përfaqësuese e Italisë që u rendit e dyta si dhe Ermal Meta përfaqësues i Italisë, që mori vendin e 5-të.