Dua Lipa është këngëtarja më e mirë britanike e vitit

Showbiz February 21, 2018 - 21:25
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa sapo është zgjedhur artistja më e mirë femër në ceremoninë Brit Awards 2018, që po mbahet në Londër

Dua Lipa e ka fituar çmimin e parë në ceremoninë e sivjetme të Brit Awards.

Çmimi i parë që u nda në këtë eveniment muzikor ishte çmimi për Këngëtaren më të mirë britanike dhe atë e fitoi këngëtarja shqiptare.

Në fjalimin e saj, ajo i ka falënderuar fansat e saj dhe menaxherët që kanë besuar te ajo, ekipin e saj, miqtë dhe familjet.

LEXO EDHE: Dua Lipa e Rita Ora, dy super yjet shqiptare në BRIT Awards

Për këtë çmim, 22-vjeçarja ishte në konkurrencë me Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling.

Dua konkurron edhe në katër kategori të tjera, ndërsa ishte bërë femra e parë që nominohej në pesë kategori.

Albumi britanik i vitit, Shpërthimi britanik, Kënga më e mirë britanike e vitit dhe Videoklipi më i mirë britanik i vitit – janë kategoritë tjera ku shpresojmë që të fitojë këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/

Image

Image