Dua Lipa e Rita Ora, dy super yjet shqiptare në BRIT Awards

Showbiz February 21, 2018 - 21:17
Dua Lipa e Rita Ora shkëlqejnë në BRIT Awards

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë shkëlqyer gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Brit Awards, të dyja të veshura me fustane dhe dukeshin mahnitëse.

22-vjeçarja Dua është personazhi kryesor i mbrëmjes, duke qenë se i udhëheq nominimet në edicionin e sivjetmë të çmimeve britanike të muzikës dhe është e nominuar në pesë kategori.

Ajo konkurron për albumin më të mirë britanik, këngëtaren më të mirë britanike, shpërthimi i vitit, kënga më e mirë britanike dhe videoklipi më i mirë.

Kujtojmë që hiti “New Rules” ka arritur suksese të jashtëzakonshme dhe tashmë ka kaluar një miliard shikime në YouTube.

27-vjeçarja Rita është mysafire në këtë eveniment, ku do të kujdeset për atmosferën, shkruan Telegrafi. Ajo do ta interpretojë duetin me Liam Payne, “For You”, që është bërë një hit botëror.

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq, Rita ka marrë vëmendje të madhe dhe është përfshirë në listën e bukurosheve të veshura më mirë.

Kujtojmë se më 17 Shkurt, ajo qëndroi në Kosovës duke kryesuar koncertin festiv të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image