Koncerti i Rita Orës bën bujë edhe në Serbi

Showbiz February 18, 2018 - 17:22
Ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Mbrëmë në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Rita Ora mbajti një koncert madhështor me më shumë se 300 mijë të ftuar.

Këngëtarja shqiptare me famë të madhe në botë ka ndezur atmosferën në sheshin ‘Skenderbeu’ në kryeqytet.

LEXO EDHE: Video e rrallë e koncertit të Rita Orës në Prishtinë

Ky koncert vëmendje të madhe ka marrë edhe te mediat serbe si ‘Blic’, ‘B92’, ‘Telegraf’, etj., të cilat kanë raportuar për koncertin e mbajtur në Prishtinë dhe takimin e Ritës me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn.

“Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë nga Kosova, Rita Ora, mbajti një koncert në Prishtinë me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan B92, transmeton lajmi.net

Kujtojmë se Rita u dekorua me medalje presidenciale nga presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe pranoi dhuratë hartën e Kosovës, nga kryeministri Haradinaj.

Image

Ylli botëror që frymon shqip ka falënderuar ndjekësit nëpër rrjete sociale për përkrahjen e dhënë dhe pjesmarrjen e madhe në koncertin e saj gjithashtu ka ritheksuar se është krenare që është shqiptare dhe këtë e ka shpalosur edhe njëherë pa fjalë, duke kërcyer shotën në mes të Prishtinës e veshur kuq e zi.

Image

Image

Image

Image

Image

Image