Video e rrallë e koncertit të Rita Orës në Prishtinë

Kultura February 18, 2018 - 16:59
Kjo është video e pa publikuar deri më tani

Këngëtarja prishtinase me famë botërore, Rita Ora, mbrëmë ka mbajtur një koncert në Prishtinë për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo kishte arritur që ti mbledh 300 mijë qytetarë në sheshet e Prishtinës.

Në këtë video të realizuar nga “Zeri.info”, gjeni disa nga çastet më kulmore të koncertit të Ritës.

Ajo si dhuratë për adhuruesit e saj shqiptarë, kishte vendosur që ta performojë “Vallen e Rugovës”.

Madje, para se të filloj me vallëzimin e kësaj valleje, Rita bërtiste me të madhe në gjuhën shqipe “Urime Pavarësia”, si dhe “Kemi kall qestash. A jeni me mu a s’jeni me mu”, “A jena shqiptar a jena shqiptar”, ku më pas ndezi tërë skenën dhe publikun me vallëzimin e saj.

Në fund me sy të përlotur e përmbylli koncertin e saj duke bërë duart në formë shqiponje.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme: