Ia plas vajit në skenë para fansave

Showbiz July 27, 2016 - 08:40

Këngëtarja Selena Gomez ka filluar të qajë në skenë gjatë një koncerti në Indonezi dhe pastaj u ka thënë fansave se më nuk mund të lidhet me muzikën e saj por as edhe me vetveten.

“Kam frikë. Duhet ta hulumtoj jetën time. Të shikoj se kush jam në të vërtetë. Kurrë nuk ju kam gënjyer, prandaj nuk do ta bëj as tani”, u ka thënë ajo fansave të saj, transmeton "Zeri.info".

Këngëtarja ka shkruar një porosi dramatike në rrjetin social Twitter dhe me këtë ka hutuar fansat e saj të cilët pyesin nëse Gomez do të vazhdoj me karrierën e saj apo do të tërhiqet nga skena.

Ajo ka qarë gjatë koncertit në Xhakartë dhe të gjithë ishin të brengosur për shëndetin e saj, sepse që nga mosha e adoleshencës, ajo lufton me depresionin.

“Shkoj rregullisht në terapi. Njerëzit ma thonin në sy se jam trashaluqe. Ishte e tmerrshme. Publikisht më kanë akuzuar për shkak të peshës dhe kjo më ka shkatërruar”, kishte deklaruar atëherë Gomez.

LEXO EDHE: Nëse dëshironi trup si të Adriana-s, veproni kështu?

Këngëtarja shpëtimin e kishte kërkuar në religjion. Ajo thotë se ndjen zbrazëti shpirtërore dhe kjo është arsyeja pse përballet me probleme të ndryshme.

“Gjatë kohës së qëndrimit në rehabilitim, kam mësuar diçka rreth aspekteve shpirtërore dhe kam vendosur t’i hulumtoj ato”, kishte thënë Selena.

Tre vite më parë, ajo kishte pauzuar në karrierë, kjo për shkak të depresionit. /ZËRI/