Nëse dëshironi trup si të Adriana-s, veproni kështu?

Showbiz July 27, 2016 - 08:33

Manekinia e famshme Adriana Lima me vite konsiderohet si njëra nga femrat më të dëshiruara në botë, ndërsa rreth trupit të saj të përkryer, janë shkruar artikuj të ndryshëm.

Edhe pse fytyra e bukur dhe sytë e pazakontë janë dhuratë e nënës natyrë, për trupin e saj të përkryer, braziliania është dashur të mundohet shumë.

Siç ka zbuluar ajo, qysh në fillim të karrierës ajo ka përfituar tri truke për trup vital dhe lëkurë të bukur të tërhequr, të cilëve u përmbahet që nga atëherë dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.

Këto tri truke janë hidratimi, mëngjesi dhe aktiviteti trupor, përcjell "Zeri.info".

Për trupin e saj vital dhe të shëndetshëm, meritor është hidratimi i duhur dhe i rregullt i trupit.

“Pini shumë ujë dhe do të keni lëkurë të bukur. Po ashtu, pirja e ujit ju ndihmon të ndalni sulmet e urisë. Shumë kohë kaloj në veturë, duke vozitur fëmijët, duke shkuar në takime apo në palestër dhe është e lehtë të shkoj në ndonjë restorant dhe të blej ushqim të shpejtë dhe jo të shëndetshëm. Por nuk e bëj këtë. Prandaj pranë vetes gjithmonë kam një shishe me ujë dhe fruta të freskëta”, ka rrëfyer ajo.

LEXO EDHE: Momente prej dasmës së vajzës së Bamir Topit (Video)

Sa i përket mëngjesit, ajo është e bindur se ditën duhet filluar me një pije e cila nxit metabolizmin dhe kjo është pija nga avokado me ujë dhe mjaltë.

“Sapo e pi, mbushem plot energji, ndërsa metabolizmi punon si sahat”, thekson ajo, transmeton "Zeri.info".

Image

Receta për pijen e saj është shumë e thjeshtë: mbushni një gotë me ujë të ftohtë, hidhni gjysmë avokadoje dhe pakëz mjaltë në mikser dhe këtë pijeni çdo mëngjes.

Sa i përket ushtrimeve trupore, zeshkania atraktiv shprehet: “Nuk ka zgjidhje të thjeshtë për trup vital, sepse për të qenë në formë të mirë trupore, duhet të punoj shumë në veten time”.

Çdo ditë vrapon së paku gjysmë ore ose nget biçikletën, ndërsa sa herë që mundet, shkon në palestër apo bën boks. “

Boksi është argëtues dhe është i shkëlqyeshëm për tërheqjen e tërë trupit. Gjeni aktivitetin i cili ju pëlqen dhe lëvizni”, sugjeron Adriana. /ZËRI/

Image