Dobitë që sjell pirja e kafesë

Shëndetësi May 22, 2018 - 12:04
Lexoni më shumë detaje

Shkencëtarët në Universitetin e York­ut kanë konstatuar se kafeja ul rrezikun për dëmtime kardiake, përcjell "Zëri".

Zbulimi i ri thotë se pacientët që pinë 1­2 filxhanë kafeje në ditë kanë 20 për qind më pak shanse të vdesin para kohe nga dëmtimet e zemrës në krahasim me ata që nuk pinë kafe.

Me fjalë të tjera, kafeja ndihmon në shërimin e zemrës pas atakut dhe ul shanset për përsëritjen e një ataku tjetër, transmeton "Zeri.info".

LEXO EDHE: Kjo pije pastron trupin nga yndyrat

Por shkencëtarët theksuan se konsumi i moderuar i kafesë është i rëndësishëm.

Pija më popullore konsiderohej dikur si e dëmshme, por sot shkencëtarët thonë se është e mirë pasi ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë, Alzheimer­it, etj. /ZËRI/