Kjo pije pastron trupin nga yndyrat

Jetë May 22, 2018 - 11:53
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Kur organizmi është plot toksinë, mëlçia nuk mund të bëjë funksionin e vet normal, prandaj dobësimi rrjedh dukshëm më ngadalë, ndërkaq shtimi i kilogramëve dukshëm më shpejt, transmeton "Zeri.info".

Njerëzit nuk e kuptojnë që mëlçia është faktori më i rëndësishëm i cili ndikon në faktin se sa do të dobësohemi.

Pikërisht për këtë shkak shumica e njerëzve nuk mund të dobësohen sado që të përpiqen.

Në qoftë se jeni ndër ata të cilët përpiqen që të humbin peshën trupore por nuk kanë sukses, aplikoni këtë recetë dhe më parë hiqni toksinat në mëlçinë tuaj duke pirë këtë pije tri herë në ditë për tri ditë.

Për tri ditë shmangni racionet e rënda dhe hani shëndetshëm në mënyrë që të lehtësoni procesin e detoksifikimit.

Për ta përgatitur këtë pije ju nevojiten 3 limona, 1 filxhanë majdanoz i grirë, 5 kërcej selinoje dhe 6 filxhanë ujë, përcjell "Zëri".

Përgatitja e kësaj pijeje bëhet në këtë mënyrë: Hidhni lëngun e limonit, majdanozin dhe selinon në mikser dhe përzieni, pastaj shtoni ujin dhe sërish përzieni.

Pini nga dy gota të kësaj pijeje tri herë në ditë në një afat kohor prej tri ditësh, pastaj bëni një pauzë prej 7 – 10 ditësh dhe përsëriteni procesin për të arritur efektin e plotë. /ZËRI/

Image