Bananet largojnë disa probleme shëndetësore

Shëndetësi May 14, 2018 - 11:17
Lexoni më shumë detaje

Bananet përmbajnë tri lloje të ndryshme të sheqerit dhe një sasi të madhe të fibrave, transmeton "Zeri.info".

Prandaj kjo frutë jep energji të shpejtë, por gjithashtu largon disa probleme shëndetësore më mirë sesa ilaçet.

Mos lejoni t’ju mashtrojë vlera e lartë kalorike e saj, pasi bananet janë superushqim i vërtetë.

Kapsllëku

Bananet përmbajnë pektinë, fije dietetike që përshpejtojnë tretjen dhe inkurajojnë eliminimin ose reduktimin e toksinave dhe metaleve të rënda nga trupi.

Përveç kësaj, bananet veprojnë si probiotik dhe stimulojnë tretjen, përcjell "Zeri.info". Ato zvogëlojnë fryrjen dhe lehtësojnë tensionimin në zorrë për shkak të kapsllëkut.

Stresi

Stresi është bërë një sëmundje e kohëve moderne, që vazhdimisht ndikon negativisht në shëndetin tonë, transmeton "Zeri.info".

Stresi shpejton metabolizmin, duke zvogëluar nivelin e kaliumit në trup.

LEXO EDHE: Të gjithë e kemi ditur gabim këtë fakt për darkën

Bilanci mund të arrihet me ndihmën e bananeve që përmbajnë shumë kalium dhe që normalizojnë punën e zemrës.

Presioni i lartë i gjakut

Dihet se marrja e tepërt e kripës dhe mungesa e kaliumit kanë efekt negativ në presionin e gjakut.

Pra, është shumë e rëndësishme që të keni një sasi të mjaftueshme të kaliumit në gjak, kurse bananet janë të pasura me të.

Rekomandohet për të ngrënë një banane çdo mëngjes, pasi ajo do të mbajë presionin e gjakut në një nivel ideal. /ZËRI/