Të gjithë e kemi ditur gabim këtë fakt për darkën

Jetë May 14, 2018 - 10:37
Patjetër duhet ta bëni këtë gjë

Një studim i fundit britanik ka treguar se eliminimi i darkës bën që dita e nesërme të nisë me lodhje dhe pa energji, përcjell "Zeri.info".

Në studim kanë marrë pjesë 1000 persona, ku 60 për qind e tyre që hanin darkë ditën e nesërme ishin energjikë, ndryshe nga pjesa tjetër që kishte zgjedhur të dobësohej duke eliminuar vaktin e fundit të ditës.

Sipas studiuesve, braktisja e darkës nuk është zgjidhja më e mirë për të rënë nga pesha, pasi gjatë natës stomaku vijon punën dhe duhet të jetë plot, transmeton "Zeri.info".

Megjithatë, për njerëzit që janë në dietë ata këshillojnë disa ushqime që në darkë mund t’i konsumojnë më shumë se në çdo orë tjetër të ditës.

Jo vetëm sepse ndihmojnë të qetësohesh, por edhe sjellin një gjumë më të qetë.

Këto ushqime janë kosi me fruta, perimet gjysmë të gatuara, çaji jeshil, qumështi me mjaltë, supa me perime, fileto pule me perime dhe fruta të stinës.

Ajo që duhet pasur kujdes është që të mos e teproni me sasinë e ushqimit në mbrëmje. /ZËRI/