Arrat parandalojnë kancerin e zorrëve

Shëndetësi May 07, 2018 - 16:44
Ja sa arra duhet të konsumojmë në ditë

Konsumi i përditshëm i arrave mund të parandalojë sëmundjen e zemrës dhe kancerin e zorrëve duke inkurajuar bakteret “e mira” në zorrë, sugjeron një hulumtim i ri.

LEXO EDHE: Kujdes me sallatën e gjelbër, mjekët japin alarmin

Ngrënia e arrave për gjashtë javë redukton ndjeshëm prodhimin e acideve të tepërta biliare, si dhe bën uljen e niveleve të kolesterolit të keq.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur acidet e tilla biliare me kancerin e zorrëve, ndërkohë që nivelet më të ulëta të kolesterolit janë të lidhura me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit besojnë se përmbajtja e lartë e fibrave të arrave nxitin rritjen e baktereve “të mira” në zorrë, që i sjell dobi zemrës së njerëzve dhe shëndetit të zorrës së trashë.

Kanceri i zorrëve prek rreth 97.000 njerëz çdo vit në SHBA.

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes, duke shkaktuar një në katër vdekje.

42 gramë arra është sasia e rekomanduar për të reduktuar rrezikun nga sëmundjet koronare.

Gjetjet janë publikuar në revistën The Journal of Nutrition.