Kujdes me sallatën e gjelbër, mjekët japin alarmin

Jetë May 07, 2018 - 15:10
Nuk është aq e shëndetshme sa mendojmë, sallata e gjelbër ka pasoja serioze

Është shënuar këtë javë në Kaliforni viktima e parë, si pasojë e bakterit E.Coli, i gjendur masivisht tek sallata jeshile, ndërkohë që 121 njerëz të tjerë janë infektuar me këtë bakter

Ekspertët këshillojnë shmangien e konsumimit të sallatës jeshile, në rast se nuk ka siguri për prodhimin e saj.

Të gjitha llojet e këtij bakteri janë të parrezikshme, megjithatë disa prej tyre mund të shkaktojnë dhimbje barku, diarre dhe të vjella.

Të rriturit zakonisht shërohen brenda 1 jave, por ka disa lloje të këtij infeksioni që mund të shkaktojnë probleme më të rënda, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar që të zhvillojnë probleme me veshkat.

Jeff Farber, drejtues i Institutit Kërkimor Kanadez për Sigurinë Ushqimore në Ontario thotë:

“Jeshillëqet, si sallata jeshile, mund të kontaminohen në tokë nga dheu, uji i kontaminuar, kafshët ose mënyra e papërshtatshme e mbjelljes. Sallata jeshile mund të kontaminohet gjithashtu nga bakteri gjatë dhe pas korrjes, ruajtjes dhe transportimit të produktit.”