Ndërrimi i natës ndikon në shëndetin tuaj

Shëndetësi April 30, 2018 - 12:36
Lexoni më shumë detaje

Njerëzit të cilët punojnë në ndërrimin e natës duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit të tyre, deklaron një institut gjerman i punës, transmeton "Zeri.info".

Ndërsa turnetë natën mund të jenë më tërheqës për shkak të pagës së lartë, ato gjithashtu me shumë gjasa mund të jenë shkak i rraskapitjes fizike.

“Njerëzit të cilët punojnë gjatë orëve në të cilat do të ishin duke fjetur do të vënë re një pasojë shumë të lartë fizike në krahasim me turnetë e ditës”, sipas Corinna Jaeger, nga Instituti për Shkencat e Aplikuara të Punës (IAWS), në Gjermani.

LEXO EDHE: Me këto ushqime hiqni shtresat e dhjamit në stomak

“Kjo është dyfish e vërtetë dhe e rëndë për punëtorët me diabet ose me tension të lartë”, thotë Jaeger.

Ai rekomandon që të mos punohet më shumë se tre turne nate të njëpasnjëshme, në mënyrë që të shmangen problemet shëndetësore, si dhe të sigurohet balancimi i punës jashtë orarit me pushim të mjaftueshëm për të siguruar rigjenerim të plotë. /ZËRI/