Me këto ushqime hiqni shtresat e dhjamit në stomak

Jetë April 30, 2018 - 11:50
Këto ushqime duhet ti hani nëse dëshironi t'i hiqni shtresat e dhjamit në stomak

Të gjithëve na ka ndodhur që në vend të kosit të hamë biskota, duke menduar se është njësoj për shkak se numri i kalorive është i njëjtë, por dallimi është i madh, transmeton "Zeri.info".

Nuk ekziston zgjidhje magjike për heqjen e kilogramëve, por disa ushqime do t’ju ndihmojnë shumë.

Qumësht, kos apo djathë me më pak yndyrë

Image

Më shumë se 90 hulumtime kanë treguar lidhjen pozitive mes kalciumit dhe përmirësimit të formës së trupit. Kur kalciumi në organizëm është i ulët trupi tajit hormone që sa më mirë të shfrytëzojë kalciumin që keni.

Problemi qëndron në atë se trupi sinjalizon që të mbajë të gjitha shtresat yndyrore, madje edhe ato të barkut. Tre vakte me qumësht në ditë, si dhe ushqim të kontrolluar, do të përmirësojnë djegien e yndyrave.

Elbi dhe tërshëra

Në vend të orizit, si propozim për drekën tuaj përgatitni elb apo tërshërë dhe jeni në rrugë të mirë që të hiqni shtresat e yndyrës nga barku.

Vezët

Arma e fshehtë në luftë kundër shtresave yndyrore në bark janë proteinat, përcjell "Zeri.info". Mënyra më e mirë që të humbni kilogramë është akoma zvogëlimi i konsumimit të kalorive, por vetëm nëse nuk e zvogëloni tepër edhe konsumimin e proteinave.

LEXO EDHE: Përgatiteni në këtë mënyrë sodën e bukës për të eliminuar yndyrën nga 3 zona të trupit

Proteinat kyçni në çdo vakt, veçanërisht në mëngjes, kurse vezët janë varianti më i thjeshtë.

Arrat

Image

Nëse në ushqimin tuaj përdorni fruta arrash, shtresat e yndyrshme nga barku shumë më lehtë mund të zhduken, por mos e teproni me sasi.

Boronica

Image

Antocianin, fitonutrientët të cilët ndodhen në boronica, mund të ndikojë në gjene të cilët rregullojnë metabolizmin. Për heqjen më të lehtë të shtresave yndyrore nga barku rekomandohet një gotë me lëng boronice në ditë. /ZËRI/

Image