Spinaqi jua ripërtërin qelizat e trurit

Shëndetësi March 06, 2018 - 09:57
A e keni ditur se spinaqi ndikon në qelizat e trurit?

Qysh moti dihet se perimet e gjelbra ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë, se në mënyrë direkte ndikojnë në nivelin e hemoglobinës në gjak dhe për këtë arsye u sugjerohet personave anemikë.

Por, a e keni ditur se spinaqi ndikon në qelizat e trurit?

Një hulumtim i universitetit në Çikago ka zbuluar se personat të cilët një apo dy herë në ditë kanë ngrënë perime, siç është spinaqi, kanë qenë ndjeshëm më pak të prekur nga sëmundjet mentale sesa personat që nuk kanë ngrënë perime të tilla, transmeton "Zeri.info".

Kjo e dhënë ka të bëjë me të gjithë personat pa marrë parasysh se çfarë edukimi kishin, çfarë stili të jetës bënin dhe cilat janë predispozitat gjenetike.

Studiuesit kanë analizuar gati 1000 persona të moshës së ndryshme dhe kanë vlerësuar aftësitë e tyre mentale.

LEXO EDHE: Qitroja dhe portokalli për shëndet të mirë

Ata kanë konstatuar se personat që kanë ngrënë perime të gjelbra kishin trurin për 11 vjet më të ri sesa ata që nuk kanë ngrënë spinaq apo lakër jeshile.

Kjo do të thotë se qelizat e trurit më mirë dhe më shpejt ripërtërihen nëse rregullisht konsumoni spinaq. Le të jetë kjo arsye e mjaftueshme që spinaqi të jetë në ushqimin tuaj të rregullt. /ZËRI/