Qitroja dhe portokalli për shëndet të mirë

Shëndetësi March 06, 2018 - 09:54
Këto janë të mirat shëndetësore që sjell qitroja dhe portokalli

Qitroja është një frutë me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm.

Kjo lloj frute, e cila e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit, transmeton "Zeri.info".

Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.

Në anën tjetër, portokalli parandalon ftohjen.

LEXO EDHE: Ja pse ju duhet të hani qershi

Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokajve edhe përpara se të na zërë sëmundja.

Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit, por edhe është një aleat shumë i mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut te të sëmuret e paralizuar. /ZËRI/