Ja pse ju duhet të hani qershi

Shëndetësi March 06, 2018 - 09:48
Këto janë arsyet pse ju duhet të hani qershi

Qershitë përmbajnë vitamina A, B dhe C, bioflavonoide, antocianinë dhe melatoninë, transmeton "Zeri.info".

Kjo i bën qershitë superluftëtare kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, dhimbjeve të kokës. Ato ndikojnë që të ndihemi më mirë fizikisht e mentalisht dhe “na ringjallin” kur jemi të lodhur.

Image

Hulumtimi i kryer në Universitetin e Miçiganit zbuloi se antocianina në qershi ndihmon në shkrirjen e yndyrës nga zona e barkut, si dhe për të ulur nivelin e kolesterolit, ndërsa sheqerin në gjak e mban në kufijtë e shëndetshëm.

Pra, nëse hani qershi do të jeni në një humor më të mirë dhe do të jeni të shëndetshëm, përcjell "Zëri".

LEXO EDHE: Ja arsyet pse duhet të ushtroni

Ja se çfarë ndikimi kanë qershitë: Mënjanojnë dhjamin nga stomaku, ndihmojnë trupin për të rifituar energji, pas një përpjekje të lodhshme lehtësojnë dhimbjet e shkaktuar nga osteoartriti, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në tru, infarktit dhe sëmundjet kardiovaskulare, ndihmojnë për të luftuar pagjumësinë, na mbrojnë nga efektet e stresit oksidativ, zbusin inflamacionet në trup, janë qetësues natyralë kundër dhimbjeve, përmirësojnë funksionin e trurit, largojnë dhimbjet e muskujve, përmirësojnë tretjen, zvogëlojnë rrezikun e kancerit.

Image

Rezultatet e studimeve shkencore kanë treguar se flavonoidet në qershi kanë efekt antikancer, si dhe janë të dobishme në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa antocianina bllokon enzimat që nxisin proceset inflamatore në trup dhe lehtësojnë dhimbjen.

Besoni apo jo, 10 herë është më mirë për të ngrënë 20 kokrra qershi sesa të merrni aspirinë. Ato janë aq të efektshme. /ZËRI/

Image