Ja arsyet pse duhet të ushtroni

Shëndetësi March 06, 2018 - 09:46
Zëri ju sjell disa nga arsyet pse duhet të ushtroni

Edhe pse nga të gjitha anët përpiqen për t’ju bindur se ardhja e verës dhe veshja në bikini është arsyeja kryesore pse duhet të ushtroni, ju duhet të jeni të vetëdijshëm se ka shumë arsye më të rëndësishme sesa bikini.

Do të flini më mirë: Nga ata të cilët rregullisht janë të angazhuar në ushtrime, vetëm 17 për qind kanë probleme me gjumin, ndërsa gati gjysma e atyre që nuk ushtrojnë bëjnë gjumë të keq, përcjell "Zëri".

Do të jeni më produktivë: Mund të gaboni nëse mendoni se në qoftë se vetëm pak shkurtoni orarin e punës për t’ia kushtuar ushtrimeve do të bëni më pak punë.

LEXO EDHE: Rrushi i zi shkrin dhjamin

Përkundrazi, ata që marrin dy orë e gjysmë në javë nga koha e punës dhe ushtrojnë në mënyrë aktive në nivelin vjetor e rrisin produktivitetin e tyre.

Zvogëloni rrezikun e diabetit: Femrat që djersiten për 150 minuta në javë dhe aplikojnë ushtrime për t’i forcuar muskujt kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të Tipit dy, transmeton "Zeri.info". Edhe ecja vjen në konsideratë. Personat që kalojnë 3.500 hapa gjatë një dite gjithashtu mbajnë larg paraqitjen e kësaj sëmundjeje.

Do të jetoni më gjatë: Ushtrimi i rregullt është i lidhur ngushtë me numrin e ditëlindjeve të festuara. Vetëm 15 minuta ushtrime në ditë mund ta bëjnë një ndryshim të madh, mund t’i shtojnë deri në tre vjet të tjera jetë!. /ZËRI/