Rrushi i zi shkrin dhjamin

Lifestyle March 06, 2018 - 09:30

Sipas një studimi të ri, konsumimi i rrushit të zi apo i përpunimeve të tij në formë të lëngut apo verës mund të ndihmojë në luftën kundër peshës së tepërt dhe çrregullimeve të metabolizmit, transmeton "Zëri".

Një ekip i shkencëtarëve amerikanë ka ekspozuar qelizat e mëlçisë së njeriut dhe qelizave të yndyrës të rritur në kushte laboratorike, në ekstraktin e katër substancave që mund të gjenden në varietete e errëta muskadinës, që rriten në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.

LEXO EDHE: Femrat kanë arsye më shumë ta duan kafenë

Njëra nga përbërjet, acidi elagin është treguar tejet i suksesshëm pasi në mënyrë dramatike ka ngadalësuar rritjen e qelizave ekzistuese të yndyrës dhe krijimin e qelizave të reja në mëlçi.

Acidi elagin gjendet në sasi të madhe pikërisht në rrushin e zi, prandaj sugjerohet konsumimi i tij. /ZËRI/