Uleni tensionin e lartë me këto fruta

Shëndetësi February 27, 2018 - 09:51

Shikoni pse duhet të keni afër rrush, të hani rregullisht kivi, shalqi dhe pse banania është e mirë për tensionin tuaj të gjakut

Rrushi

Image

Shkencëtaret nga Qendra për Hulumtim të Metabolizmit dhe të Arterosklerozës në Louisville kanë zbuluar që ngrënia e rrushit tri herë në ditë mund ta ulë lehtësisht tensionin në raport me llojet e tjera të ushqimit.

“Studimi ynë tregon që më parë duhet të zgjidhni rrush sesa ushqimet e tjera si krekerët apo biskotat e çokollatës”, tha dr. Harold Bays, transmeton "Zeri.info".

Kivi

Image

Nëse konsumoni tre kivi në ditë do ta ulni tensionin e gjakut. Shkencëtarët kanë zbuluar që personat të cilët kanë ngrënë kivi kanë pasur tension sistolik më të ulët të gjakut se ata të cilët kanë ngrënë molla në hulumtimin e njëjtë, përcjell "Zeri.info". Dihet që kivi është i pasur me luteinë, çka do të thotë që ka veçori antioksidative.

Bananet

Image

Studimi i publikuar kohë më parë në revistën “Hypertension” ka vërtetuar që shumë më mirë është të ulet tensioni i gjakut me ndihmën e ushqimit, i cili përmban kalium (bananet), sesa vetëm me shtesat e kaliumit.

LEXO EDHE: Pija me tranguj zhduk kilogramët

Shkencëtarët nga fakulteti i mjekësisë “St. George Medical” në Londër kanë zbuluar që njerëzit të cilët kanë konsumuar citrat të kaliumit, që në mënyrë natyrale gjendet në ushqim, kanë pasur efektin e njëjtë të uljes së tensionit të gjakut, si edhe personat që kanë konsumuar klorid kaliumi, i cili është në dispozicion vetëm në formë të shtesave, transmeton "Zeri.info".

Shalqiri

Image

 

Shalqiri nuk është vetëm pemë freskuese, por përmban edhe shumë materie të rëndësishme ushqyese, duke përfshirë fibrat, likopenet, vitaminën A dhe kaliumin.

Një lloj i aminoacideve, që i përmban shalqini, ka efektin e uljes së tensionit, shkruan në studimin e Universitetit në Floridë. /ZËRI/