Pija me tranguj zhduk kilogramët

Jetë February 27, 2018 - 09:46

Po ta dinit se sa e fuqishme është kjo pije për të humbur peshë do ta konsumonit atë për çdo ditë. 

Kur hasim në nxehtësinë tropikale e gjitha që ne duam është të gjejmë një hije dhe të kemi freskim adekuat, transmeton "Zeri.info".

Deri më tani kemi konsumuar limonadë, por tani hit i ri është pija nga trangulli me shije freskuese.

Përveçse do t’ju rifreskojë menjëherë, kjo pije ka një numër të efekteve pozitive, si dhe është gjithashtu një aleat i fuqishëm në luftën kundër celulitit dhe peshës së tepërt. 

LEXO EDHE: Lëngu i domates rikuperon muskujt

Është e njohur se uji përmban zero kalori, ndërsa një trangull mesatarisht përmban rreth 50 përqind ujë, që e bën këtë pije një variant më të mirë se çdo lëng të blerë apo pije që përmban sheqerna, ëmbëltues dhe shije artificiale, përcjell "Zëri".

Për këtë pije do t’ju duhen: 1 trangull i freskët, 2 litra ujë, një enë qelqi, trangulli duhet të pastrohet mirë dhe të copëtohet në feta të holla.

Në enën nga qelqi të mbushur me ujë e shtoni trangullin.

Lëreni pijen të qëndrojë për disa orë para përdorimit, si dhe në qoftë se dëshironi gjithashtu mund t’i shtoni limon, bli ose disa përbërës të ngjashëm sipas dëshirës. /ZËRI/

Image