Me misër kundër kolesterolit në gjak

Shëndetësi December 11, 2017 - 09:42

Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak.

Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu, transmeton "Zeri.info".

Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash.

LEXO EDHE: Mënyra natyrale për heqjen e toksinave

Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.

Misri gjithashtu është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun.

Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. /ZËRI/