Mënyra natyrale për heqjen e toksinave

Jetë December 11, 2017 - 09:33

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë mund të dëgjohen këshilla për metodat e ndryshme të detoksikimit të trupit.

Shumë shpesh disa nga këto metoda mund të jenë rigoroze, kështu që mjekët këshillojnë që para se të filloni aplikimin e tyre së pari të konsultoheni me ta, transmeton "Zëri".

Ekzistojnë mënyra natyrale për heqjen e toksinave dhe substancave të tjera nga trupi, duke konsumuar ushqime të caktuara.

- Filloni mëngjesin në mënyrë të shëndetshme:

Image

Çdo mëngjes 15-20 minuta para një vakti pini një filxhan limonadë nga gjysmë limoni të shtrydhur në ujë të vakët. Limonada është një diuretik natyral, që do të thotë se ndihmon trupin të lirohet nga toksinat dhe fluidet.

LEXO EDHE: Lajm i mirë për adhuruesit e makaronave

Acidi i agrumeve gjithashtu rrit numrin e proteinave që stimulojnë mëlçinë.

- Supë shtëpiake:

Image

Jo vetëm që do të ju ngrohë gjatë ditëve të ftohta, por ajo do të bëjë trupin tuaj të lirë nga toksinat, përcjell "Zeri.info".

Kur përgatitni supë në të shtoni kocka pule apo viçi, selino, karota, qepë dhe hudhër. Përveçse do të shpëtoni trupin tuaj nga toksinat, do të merrni një bollëk të vitaminave dhe mineraleve.

- Fruta me lëvozhgë:

Image

Për detoksikimin e trupit mund të përdorni një shumëllojshmëri të farave të tilla si fara liri, luledielli, kungulli, susami, arra dhe bajame. Përveçse këto fara treten lehtë, ndihmojnë edhe për të pastruar trupin prej substancave të dëmshme.

- Rëndësia e probiotikëve:

Image

Flora e shëndetshme është shumë e rëndësishme për funksionimin e duhur të zorrëve. Zgjidh ndonjë probiotik natyral, lakër turshi, kos apo panxhar për t’u liruar nga substancat e dëmshme. /ZËRI/