Si ta luftoni varësinë ndaj ëmbëlsirave?

Lifestyle March 08, 2018 - 09:52
Këshilla se si ta luftoni varësinë ndaj ëmbëlsirave

Ëmbëlsirat janë njëri ndër shkaktarët kryesorë të shtimit në peshë, por edhe e një sërë sëmundjesh të tjera të rrezikshme, transmeton "Zeri.info".

Janë të ndryshme arsyet që na shtyjnë drejt tyre. Ëmbëlsira është vërtetuar që kthehet shumë shpejt në varësi.

Por, kush e shkakton këtë varësi?

Sipas një studimi të fundit, është pikërisht stresi ose ankthi ai që i shtyn njerëzit drejt ëmbëlsirave.

Janë kryesisht femrat ato që tërhiqen më shumë prej tyre.

Po i njëjti studim i publikuar së fundi në SHBA na sugjeron që mënyra më e mirë për ta luftuar varësinë ndaj tyre është të konsumojmë sa më shumë kos dhe banane, përcjell "Zëri".

LEXO EDHE: Selinoja dhe majdanozi luftojnë leukeminë

Kosi dhe banania kanë në përbërjen e tyre triptofan, i cili stimulon hormonin e serotoninës, hormon që redukton ankthin.

Një tjetër mënyrë për të luftuar varësinë ndaj ëmbëlsirave është edhe të ushqehemi me orar e të mos kapërcehen vaktet.

Gjithmonë vihet në dukje se mëngjesi është vakti më rëndësishëm i ditës dhe duke pasur një mëngjes të bollshëm me fibra e me proteina është një fillim i mbarë i ditës. /ZËRI/