Selinoja dhe majdanozi luftojnë leukeminë

Shëndetësi March 08, 2018 - 09:46

Me konsumimin e ushqimit si selino dhe majdanoz, të cilët posedojnë flavonoidin natyror apigeninën, sipas shkencëtarëve holandezë nga Universiteti i Groningenit mund të parandalohet leukemia, përcjell "Zëri".

Sipas fjalëve të Michael Pepelenbosch, njërit nga shkencëtarët që kishte marrë pjesë në studim, testet kanë treguar se apigenina, një përbërës i përbashkët ky i pemëve dhe perimeve, është në gjendje të parandalojë zhvillimin e dy llojeve të qelizave të leukemisë, si dhe ta zvogëlojë mundësinë e tyre për ekzistencë.

Në anën tjetër, shkencëtarët holandezë kanë vërtetuar se apigenina mund ta zvogëlojë efektin pozitiv të kimioterapisë te personat tek të cilët tashmë leukemia është vërtetuar.

LEXO EDHE: Si ta ruani lidhjen tuaj?

Flavolnoidet janë bashkim me përbërësit antioksidues, të cilët mbrojnë qelizat e dëmtuara, transmeton "Zeri.info".

Disa studime paraprake kanë treguar se apigenina, të cilën mund ta hasim në selino, majdanoz, verë të zezë e në domate, po ashtu mund të jetë mjaft i dobishëm dhe i efektshëm në parandalimin e kancerit të vezoreve.

Ajo që është e rëndësishme sipas shkencëtarëve është që këto perime të zgjidhen sa më të freskëta, pasi efekti është shumë më i madh. /ZËRI/