Si ta ruani lidhjen tuaj?

Lifestyle March 08, 2018 - 09:42
Këshilla

Në një marrëdhënie duhet të përpiqen të dy partnerët. Kjo është këshilla më e mirë sipas studiueses Ellen Gim.

Ajo thotë se është e kotë që partnerët t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit, sepse kjo shton edhe më shumë problemet.

Ajo që duhet bërë është të gjendet një zgjidhje, transmeton "Zeri.info.

Bisedoni

Është thënë dhe rithënë shumë herë, baza e lidhjes është komunikimi. Bisedat nuk mund të rezultojnë gjithmonë ashtu siç dëshirohet.

Ndoshta çiftet mes tyre kanë dëshirën për t’i thënë njëri-tjetri gjërat që do të donin t’i bënin, si, kur apo ku, por frika e një përgjigjeje negative bën që t’i mbajë të mbyllura këto kërkesa, transmeton "Zeri.info".

Duket e çuditshme që mund të jetë kaq e vështirë, por në fakt për shumë njerëz është vërtet kështu.

Qëndroni në formë

Kjo është gjëja më e mirë që duhet të bëjë një mashkull/femër për t’u pëlqyer gjithmonë nga partneri.

LEXO EDHE: Dieta me grejpfrut, ideale për humbje peshe

Përpara se mijëra njerëz qejflinj të shkruanin për “pranimin e shëndoshjes”, studimet më të fundit kanë treguar se njerëzit me mbipeshë kanë p.sh. dëshirë të ulët për seks, si dhe ballafaqohen me probleme të tjera.

Partnerët treguan se nëse njeri prej tyre ishte shumë i dhënë pas të ngrënit dhe tjetri jo marrëdhënia e tyre fillonte të vuante. /ZËRI/